11.11.2018 · përditësuar para 2798 dite1 min lexim
Xhaketa e zezë të cilën e kishte veshur mbreti i muzikës pop, Michael Jackson, në turneun e parë solo “Bed”, është shitur për 298 mijë dollarë, transmeton Klan Kosova.
Këngëtari i ndjerë këtë xhaketë, që në shpinë gjendet nënshkrimi i tij, e kishte veshur nëpër koncerte të ndryshme përgjatë viteve 1987 deri 1989.
Xhaketa u shit nga biznesmeni i Teksasit dhe filantropisti Milton Verret, së bashku me gati 100 gjëra të tjera nga koleksioni i tij i madh i rock'n rollit.
https://www.youtube.com/watch?v=Zi_XLOBDo_Y
https://www.youtube.com/watch?v=oRdxUFDoQe0
●●●
Shpërndaje këtë artikull
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.