Bayer Leverkuseni, ka shënuar fitore të thellë ndaj Darmstadt, në kuadër të xhiros së tretë në Bundesliga.
Golin e parë në ndeshje e realizoi Victor Binface, në minutën e 21’. Vetëm katër minuta më vonë Vilhelmsson e barazoi rezultatin për mysafirët.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Leverkuseni kaloi edhe një herë në epërsi me anë të Palacios, në minutën e 49’.
Pas një ore lojë, Boniface trefishoi epërsinë, pas një asistimi nga nga Florian Ëirtz.
Hofman me një gol në minutën e 49’ katërfishoi epërsinë e Leverkusenit.
Serinë e golave e mbylli Hlozak, në minutën e 83’, duke e vulosur përfundimisht fitoren bindëse te Leverkusenit.
Granit Xhaka luajti 80 minuta në këtë ballafaqim, duke u ndëshkuar me karton të verdhë, por që pati një paraqitje të mirë.
Leverkuseni pas tri xhirove prin në tabelë me 9 pikë, teksa Darmstadt renditet në vendin e fundit me zero sosh. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.