Bayern Leverkuseni i Granit Xhakës, ka shënuar një tjetër fitore në Bundesliga, pasi mposhti në javën e 26-të Freiburgun me rezultatin 2:3.
Në 45 minutat e para u shënuan tri gola.
Fillimisht për epërsinë e "farmaceutikëve" shënoi Florian Wirtz, në minutin e 2-të.
Vendasit e barazuan rezultatin në minutin e 10 me Ritsu Doan.
Epërsinë për skuadrën e Xabi Alonso, e ktheu Adam Hlozek, në minutin e 40-të.
Leverkusen e realizoi në minutin e 53-të edhe golin e tretë me Patrick Schik.
Ndërkaq golin e fundit në ndeshje për rezultatin 2:3, e realizoi Yannik Keitel, në minutin e 79-të.
Bayer Leverkusen vazhdon pa humbje këtë sezon në të gjitha garat, kurse në Bundesliga tani ka 70 pikë, 10 më shumë se vendi i dytë, Bayern Munchen.
Auswärtssieg in Freiburg! ?
Ihr seid unfassbar, Männer!#SCFB04 2:3 | #Werkself | #Bayer04 pic.twitter.com/uxa4rWX1NB
— Bayer 04 Leverkusen (@bayer04fussball) March 17, 2024
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.