Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, e ka pranuar që klubi i tij zor se mund ta transferojë Erling Haalandin.
Përfaqësuesi i Norvegjisë pritet që ta lë Borussia Dortmundin në fund të këtij stinori dhe duket se Manchester City është pretendenti kryesor për ta siguruar firmën e tij.
“Është shumë e vështirë për shkak të situatës ekonomike”, ka thënë kryetrajneri spanjoll në një konferencë për shtyp.
“Nuk mund t’ju gënjej, ky është realiteti. Nuk do të thosha që është vetëm puna e parave. Nuk do të tregoj mungesë respekti për projektet sportive të klubeve të tjera. Ne nuk jemi i vetmi klub me projekt të mirë. City ka fituar shumë tituj dhe garon në nivelin më të lartë”.
https://www.youtube.com/watch?v=nL1XfkcDpdg
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.