Pavarësisht të merkatos së shkëlqyeshme, trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, duket se po mendon që tani për transferimet që klubi duhet t ́ia plotësoj në merkaton e dimrit.
Agjentë të Real Madridit po monitorojnë talentin holandez të AZ Alkmar, Kees Samit, 19 vjeçari që po pëlqehet shumë nga Xabi Alonso.
Arsyeja që “Los Blancos” nuk e kanë transferuar në këtë merkato është që ai të bëjë progres dhe të fitoj përvojë në ndeshjet e kampionatit holandez dhe të kompeticioneve evropiane këtë sezon.
Kees Smit pritet të ‘sulmohet’ me oferta edhe nga klubet e tjera evropiane, mirëpo Real Madridi mbetet favorit që ta sjelli në të ardhmen lojtarin në “Bernabeu”.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.