Bundesliga gjermane do të vazhdojë edhe ditën e shtunë me transmetime në Artmotion.
Java e 29-të do të jetë shumë interesante ku kampionët në fuqi udhëtojnë drejt Wolfsburgut për ta harruar eliminimin nga Liga e Kampionëve.
Ky takim fillon në orën 15:30 dhe transmetohet në Art Sport 3. Nga i njëjti orar, Monchengladbach në shumë probleme këtë sezon do t’i bëjë konak Frankfurtit që si synim kanë pozicionimin në katër vendet e para, transmeton KlanKosova.tv.
Kjo ndeshje transmetohet ekskluzivisht në kanalin Prime. Ndërsa me fillim nga ora 18:30, ekskluzivisht në Art Sport 1 do të përmbyllet dita e shtunë me super ndeshjen Bayer Leverkusen – Koln.
15:30 WOLFSBURG – BAYERN ART SPORT 3
Kryendeshja e ditës së shtunë në javën e 29-të të Bundesliga-s do të zhvillohet në stadiumin “Volksëagen Arena”. Nikoqirët e Wolfsburgut që janë duke kaluar në një super sezon, presin kampionët në fuqi të Bayernit.
Edhe pse humbën xhiron e kaluar në atë potpuri golash ndaj Frankfurtit me rezultat 4:3, ujqërit nuk dinë për humbje këtë sezon si vendas dhe ndaj Bayernit do kërkojnë ta vazhdojnë këtë seri. Deri më tani kanë arritur 54 pikë dhe janë në vendin e tretë.
Në anën tjetër, Bayerni pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, objektivin kryesor do ta ketë mbrojtjen e titullit.
Për momentin janë në rrugë të mirë me pesë pikë më shumë se Leipzig-u i vendit të dytë, por ai barazim ndaj Union Berlinit xhiron e kaluar ka ngritur shqetësimet në kampin bavarez për ndonjë lëshim të rradhës ndaj Wolfsburgut. Si mysafire performojnë më së miri në ligë me 10 fitore, një barazim e tre humbje.
Në takimin e parë të zhvilluar këtë sezon, Bayerni mposhti Wolfsburgun me rezultat 2:1.
Wolfsbrug, 11-shja e mundshme titullare:
Casteels; Mbabu, Lacroix, Brooks, Roussillon; Arnold, Schlager; Baku, Gerhardt, Brekalo; Weghorst.
Bayern, 11-shja e mundshme titullare:
Neuer; Pavard, Boateng, Hernandez, Davies; Alaba, Kimmich; Sane, Muller, Coman; Choupo-Moting.
15:30 B. MONCHENGLADBACH – E. FRANKFURT PRIME
Monchengladbach-u pas një serie me dy fitore rresht, xhiron e kaluar u ndal në barazim ndaj Hertha-s me rezultat 2:2. Djelmoshat e Marco Roses nuk janë në objekiva këtë sezon dhe në gjashtë xhirot e rradhës do kërkojnë kualifikimin në Europa League. Për momentin renditen në vendin e tetë me 40 pikë të grumbulluara.
Nga ana tjetër, Frankfurti po kalon në sezonin më të mirë këto vitet e fundit dhe për momentin qëndron brenda katër pozitave të para, me shtatë pikë larg vendit të pestë ku është Dortmundi.
Në pesë ndeshjet e fundit nuk dinë për humbje teksa kanë regjistruar tre fitore rresht, derisa janë në vendin e katërt me 53 pikë në total.
Në takimin e parë të zhvilluar këtë sezon, ndeshja kishte përfunduar në barazim 3:3.
Monchengladbach, 11-shja e mundshme titullare:
Sippel, Ginter, Janstchke, Bensebaini, Lainer, Zakaria, Neuhaus, Wendt, Lazaro, Thuram, Plea.
Frankfurt, 11-shja e mundshme startuese:
Trapp, Tuta, Ilsanker, N'Dicka, Durm, Sow, Rode, Kostic, Kamada, Andre Silva, Luka Jovic.
18:30 LEVERKUSEN – KOLN ART SPORT 1
Ndeshja e fundit e ditës së shtunë në Bundesligën gjermane do të mbyllet në “BayArena”.
Leverkuseni që pas një gjysëm sezoni të parë fantastik tani nuk po kalon formë të mirë, do të jetë nikoqire e Kolnit që po lufton për mbijetesë.
Aspirinat e Leverkusenit kanë vetëm dy fitore në pesë ndeshjet e fundit, teksa barazoi xhiron e kaluar me Hoffenheimin pa gola 0:0. Objektivi i tyre mbetet garat evropiane dhe në 6 finalet e fundit do provojnë gjithçka për ta arritur.
Kolni në anën tjetër, pas humbjes në minutat e fundit nga Mainzi, që është edhe rivali direkt për mbijetesë, është në një pozitë të palakmueshme, duke rrezikuar seriozisht rënien nga elita. Nuk dinë për fitore në pesë ndeshjet e fundit dhe një triumf eventual ndaj Leverkusenit do t’i motivonte për të vazhduar këtë luftë.
Deri më tani kanë 23 pikë dhe janë larg 3 pikë nga Bielefeldi i vendit të 16, pozitë kjo që të dërgon në barazh.
Në ndeshjen e parë të zhvilluar këtë sezon, Leverkuseni mposhti Kolnin thellë me rezultat 0:4.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.