Dita e 10-të e ndeshjeve në turneun më prestigjioz të botës, Wimbledon vazhdon me duelet gjysmëfinale të konkurrencës së femrave, por edhe me qerekfinale në garat doubles të përziera dhe doubles të meshkujve.
4 do jenë ndeshjet të cilat do të transmetohen ekskluzivisht përmes platformës Artmotion, me dy prej tyre që do jenë live në Art Sport 1 me fillim nga ora 14:30 dhe dy të tjera në Art Sport 2 me start nga ora 14:00.
Duelet që transmetohen në Art Sport 1 janë ato të gjysmëfinaleve të femrave, që nisin fillimisht me përballjen mes numrit një të botës në renditjen e WTP, Ashleigh Barty dhe gjermanes me shumë përvojë, Angelique Kerber e për të vazhduar më pas edhe me përballjen tjetër në mes Karolina Pliskovës dhe Aryna Sabalenkas.
Nga ana tjetër, Art Sport 2 sjell ndeshjet dy kundër dy, fillimisht skuadra e parë në botë, ajo e kroatëve Mektic dhe Pavic do të duelojnë me dyshen Ram dhe Salibury në konkurrencën e meshkujve e pastaj në konkurrencën e përzier përballen dyshja Vasselin & Melichar kundër Peers & Zhang.
Kujtojmë që Wimbledoni po shkon drejt fundit dhe vikendi do sjellë edhe ndeshjet për titujt.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.