Tenisti Daniil Medvedev është kualifikuar në çerekfinale të Wimbledonit.
Ai në 1/8 e finales pati punë me Jiri Leheckën të cilin e mundi për një orë e 20 minuta, pasi që ky i fundit edhe u tërhoq si pasojë e lëndimit.
Para se Lehecka të tërhiqej, rusi po udhëhiqte bindshëm 2:0 në sete, 6:4, 6:2.
Ish numri një në botë në çerekfinale do të ketë punë me befasinë e këtij turneu, Christopher Eubanks.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.