Agjenti i Nico Williams, Felix Tainta, ka udhëtuar sot drejt Barcelonës ku është takuar me drejtorin sportiv të klubit blaugrana, Deco.
Siç shkruan gazetari sportiv, Fabrizio Romano, takimi në mes agjentit të Nicos dhe Devos ka ndodhur me kërkesë të vetë lojtarit.
“Sivjet, klubi donte që Nico Williams të hidhte hapin e parë dhe kjo tani ka ndodhur”, shkroi Romano, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, ai tha se me Nicon tashmë ka folur edhe trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, i cili ia ka shpejguar projektin e tij anësorit spanjoll.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.