E vetmja mënyrë për të arritur në Whittier në shtetin më verior të Amerikës, gjatë dimrave të ftohtë dikur, ishte me barkë, ose kur e lejonte koha me tren. Kjo ishte para 15 vjetësh kur Alaska e kishte konvertuar një tunel të Luftës së Dytë botërore në rrugë për vetura.
Banorët e këtij qyteti nuk kanë pse të dalin nga shtëpia e tyre asnjëherë, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.
Kjo sepse ata që të gjithë jetojnë nën të njëjtën çati.
Brenda ndërtesës së vetme të këtij qyteti e gjeni spitalin, shkollën, administratën qeveritare.
Aty jetojnë rreth 220 njerëz, të cilët merren me peshkim, rekreacion dhe turizëm.
Edhe supermarketet dhe dyqanet e rrobave janë në po të njëjtën ndërtesë.
Ata e përshkruajnë izolimin e tyre si familjar.
https://www.youtube.com/watch?v=naPguX84Amg
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.