Xhiroja e shtatë ishte e fundit për stinorin vjeshtor, ku lider është Golden Eagle Ylli me gjashtë fitore dhe një humbje.
Paraqitje të jashtëzakonshme bëri basketbollisti i Pejës, Tyrone White me 44 pikë, katër kërcime dhe shtatë asistime ndaj Rahovecit, ndërsa indeksin e ndeshjes e kishte 48 apo më të lartin në këtë xhiro të Ligës Unike.
Kjo është hera e parë që White zgjidhet MVP në Ligën Unike, ndërsa prej transferimit te verdhezinjtë ka bërë paraqitje shumë të mira. Ai u ndihmua nga bashkëlojtari i tij Stephen Maxwell me 33 pikë dhe 11 kërcime.
Tirana Neptun fitoi derbin shqiptar ndaj Kamza Basket me dy pikë dallim 102:104, ku ndeshje të jashtëzakonshme bëri Julian Hamati me 35 pikë, nëntë kërcime dhe gjashtë asistime, ku indeksin e ndeshjes e kishte 41.
Teuta realizoi fitore të lehtë ndaj Vllaznisë 94:57, ndërsa basketbollisti më i dalluar në parket ishte Tamas Bruce i durrësakëve me 19 pikë, dhjetë kërcime dhe katër asistime.
Golden Eagle Ylli shpallet kampion vjeshtor me gjashtë fitore dhe një humbje, ndërsa fitoren e fundit e realizoi ndaj Prizrenit 16, ku më i miri në parket ishte Henrik Sirko me 16 pikë, 14 kërcime dhe shtatë asistime, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.