Sezoni është ende në fillet e tij, por Russell Westbrook ka arritur dicka që s'e ka bërë në NBA ende askush, që nga edicioni 1988-89.
Duke regjistruar dyshifror të trefishtë për të shtatën ndeshje me radhë, ai u barazua me Michael Jordan për serinë më të gjatë të tyre në histori të NBA.
Kështu para tij është vetëm Wilt Chamberlain, që këtë gjë e ka bërë në plot nëntë ndeshje radhazi.
Asi i Oklahoma City Thunder ka 12 dyshifror të trefishtë nga 24 ndeshje, ndërsa shifrat mesatare të tij janë në rangun e 31.1 pikësh, 10.9 rebaundësh dhe 11 asistesh, për ndeshje.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.