Basketbollisti, Russell Westbrook ra dakord të shtunën për një kontratë dyvjeçare, në vlerë prej 7.8 milionë dollarëve për të qëndruar me Los Angeles Clippers.
Westbrook, ka të ngjarë të ketë marrë oferta më të mira diku tjetër, por vendosi të ulë pagën për të qëndruar në Los Angeles.
Marrëveshja përfshin një opsion për lojtarin për të luajtur përtej sezonit 2023-2024 dhe i hap rrugën atij për t'u rikthyer në pozitën e titullarit.
James Harden është një nga emrat që mund të bashkohet me Clippers së bashku me Westbrook, forma e të cilit ra pasi luajti për Los Angeles Lakers.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.