Skuadra angleze, West Ham United është vënë seriozisht pas shërbimeve të Baris Yilmaz, sulmuesit 25-vjeçar të Galatasarayt.
Klubi londinez ka përgatitur një ofertë rreth 40 milionë euro, që mund ta bindë klubin turk të negociojë.
Yilmaz po kalon një formë të shkëlqyer, ku sezonin e kaluar shënoi 14 gola e dha 6 asistime, ndërsa këtë sezon në vetëm 7 ndeshje ka realizuar 3 gola dhe ka dhuruar 4 asistime.
Ai shihet si një nga lojtarët më të mirë në kampionatit turk dhe është pjesë e rregullt e kombëtares së Turqisë me 29 paraqitje.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.