Personazhi i famshëm televiziv, Wayne Brady e ka nderuar rep artistin e ndjerë në skenën e American Music Awards 2022, duke i kushtuar disa porosi që i ndau me audiencën e gjerë.
"Kohët e fundit kemi humbur Kirsnick Khari Ball, i njohur më mirë si Takeoff, një e treta e grupit novator hip-hop Migos. Në emër të të gjithë neve që e duam hip-hop-in në mbarë botën, ne të falënderojmë, Takeoff, për artin tënd dhe sonte, ne nderojmë kujtimin tënd”, ka thënë ai.
Takeoff u qëllua për vdekje pas një debati që përfundoi me të shtëna. Në vendin e tragjedisë ai gjendej bashkë me djemtë e tjerë të grupit, përfshirë dajën e tij, rep artistin, Quavo, shkruan USA Today, transmeton Klankosova.tv.
Edhe këngëtarja Pink ka zgjedhur skenën e AMA-s për të nderuar me një performancë artisten e ndjerë, Olivia Newton- John.
"Ajo ishte një ikonë absolute. Më pëlqen zëri i saj. Ishte vajza ime e cila po studion në produksion teatror dhe më ndihmoi të mësoja këngën”, tha Pink.
●●●
LNSHKRIMI NGA
Labinot Nimani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.