Golden State Warriors kanë triumfuar ndaj Boston Celtics, në ndeshjen e dytë të finaleve të “Play-off-it”.
Warriors në “Chase Center” triumfuan ndaj Celtics me rezultat 107-88, për të barazuar serinë e finaleve në 1-1.
Stephen Curry shënoi 29 pikë në ndeshje dhe bëri një shfaqje për tifozët vendas, duke shënuar pesë trepikëshe, ndërsa shtoi gjashtë kërcime, katër asistime dhe tre vjedhje.
Ndërkohë, Klay Thompson vazhdon të luftojë me gjuajtjen e tij, duke kaluar 1-me-8 nga thellësia për 11 pikë në 30 minuta aksion.
Jayson Tatum ishte lojtari më i mirë në parket për Boston, duke shënuar 28 pikë.
Ndeshja e 3-të do të luhet të mërkurën në “TD Garden”. /Klankosova.tv/
https://twitter.com/i/status/1533629975672131585
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.