Stephen Curry dhe Golden States Warriors i kanë dhënë fund rekordit të deritashëm të mbajtur nga Chichago Bulls e Michael Jordan.
Warriors kanë arritur që fitojnë ndeshjen e 73-të brenda sezonit, gjë të cilën nuk e ka bërë askush në histori.
Me këtë rast është thyer rekordi prej 72 fitoreve të cilin e mbante Bulls prej 20 viteve.
Trajneri i Warriors, Steve Kerr ka thënë se është madhështore ajo çfarë kanë bërë ata në këtë sezonë.
“Iu kam thënë lojtarëve se nuk kam menduar se ky rekord mund të thyej në milionë vjet. Por kam qenë gabim kur e kam thënë këtë”, ka thënë Kerr.
Stephen Curry ka arritur edhe një herë shifra magjike, duke u bërë lojtari i parë që brenda sezonit ka arritur të shënojë 400 tre pikësha.
Golden States Warriors ka mposhtur Memphis Grizzlies 125-104, transmeton Klan Kosova.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.