Stephen Curry ishte i pandalshëm për Golden State Warriors që arriti edhe një fitore, që e ofron atë drejt finales së NBA. Warriors mposhtën Rockets me rezultat 115:80.
Curry realizoi 40 pikë, përfshirë shtatë shënime nga distanca për tre pikë.
Ndërsa, Golden State mund të përmbyllë duelin me Rockets kur luajnë ndeshjen e katërt kësaj të hëne.
Në dy ndeshjet e para të zhvilluara rezultati ishte më i përafërt, ndërsa në ndeshjen e tretë Rockets nuk patën raste të mëdha dhe performanca në mbrojte ishte shumë e dobët.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.