Kampionët aktual të NBA Golden State Warriors kanë filluar furishëm edhe serinë e gjysmëfinaleve në Konferencën Perëndimore, duke mposhtur Portland Trail Blazers me rezultat të përgjithshëm 118:106, njofton Klan Kosova.
Përkundër se lojtari më i mirë i NBA-së, Stephen Curry, po mungon tash e disa ndeshje për shkak të lëndimit, gjithçka mbi supe e ka marrë ylli tjetër i Luftëtarëve, Klay Thompson.
Ai ka udhëhequr skuadrën e tij drejt fitores së parë në këtë seri gjysmëfinale, duke shënuar në total 37 pikë, kurse në njërin nga çereket e ndeshjes ai kishte më shumë pikë vetëm se i tërë ekipi i Trail Blazers.
Thompson në çerekun e parë të ndeshjes kishte 18 pikë, kurse skuadra kundërshtare 17.
Për më tepër Thompson po shkëlqen në ndeshjet e fundit, duke u bërë lojtari i parë në histori të NBA-së që shënon shtatë, ose më shumë, treshe, në tri ndeshje radhazi në fazën e “Playoff”-it.
Shikojeni përmbledhjen e ndeshjes dhe aksionet më të mira:
https://www.youtube.com/watch?v=Q5JnHDPyEBk●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.