Pas 24 ndeshjeve të zhvilluara këtë sezonë në NBA, ka ardhur edhe humbja e parë për Golden States Warriors.
Ka qenë Milwaukee Bucks klubi që ka ndalur serinë fantastike të Warriors.
Greg Monroe ka qenë ai që ka shënuar 28 pikë për Bucks i cili iu priu atyre për të mposhtur Warriors.
Mirëpo prej sezonit të kaluar Warriors kanë pasur një seri prej 28 ndeshjeve të fituara, përfshirë edhe katër ndeshjet e fundit të sezonit të kaluar.
Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 108-95 për vendasit, transmeton Klan Kosova.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.