Skuadra nga Kalifornia, Golden State Warriors është shpallur kampion në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA, pasi mposhti Cleveland Cavaliers me rezultat të përgjithshëm 4:2.
Pas ndeshjeve të nxehta dhe kthimeve të mëdha që bënë ‘kavalierët’, Golden State me në krye Steven Curry dhe Andre Iguodala që u shpall MVP i finaleve, e përmbyllën serinë në ndeshjen e katërt e cila mbaroi me rezultat 105:97.
Edhe në këtë ndeshje Warriors ishin skuadra që drejtonte gjithçka duke konfirmuar formën e shkëlqyer që ka pasur gjithë edicionin.
Tek Cavaliers më i dalluari ishte LeBron James me 32 pikë që u treguan të pamjaftueshme për të vazhduar ëndrrën për fitore në finale.
Ishte kjo finalja e gjashtë të cilën e ka luajtur James, katër nga të cilat i ka humbur.
https://www.youtube.com/watch?v=zQgCv28peP4
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.