Golden States kanë thyer rekord tjetër në NBA të shtunën mbrëma.
Në fitoren 136-111 ndaj Portland Trail Blazers, djemtë e artë të NBA arritën të bëhen skuadra e parë në ligë që shënon 1,000 trepikësh në një edicion.
Kush ishte autor i trepikëshit magjik? Stephen Curry, kush tjetër.
Curry – shënuesi më i mirë nga ajo pozitë – ndeshjen e përfundoi me 39 pikë, nga të cilat 9 nga jashtë vijës së trepikëshit, dhe duke arritur kuotën e 378 trepikshëve në këtë edicion.
Klay Thompson, Harrison Barnes, Brandon Rush, Leandro Barbosa dhe Marreese Speights, të gjithë shënuan nga trepikësh, duke e çuar numrin e tyre në 18 në atë ndeshje, ndërsa totalin në 1,013.
https://www.youtube.com/watch?v=jhn7yGkjLIg
https://www.youtube.com/watch?v=rrWtWqdCpNY
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.