Golden States Warriors ka arritur një fitore në një terren në të cilin gati për dy dekada nuk kishte arritur ta bënte një gjë të tillë.
Tash ata janë tash vetëm një fitore larg për të kaluar rekordin e fitoreve që Chigabo Bulls e Michael Jordan e kishte arritur në sezonin 1995-1996, prej 72 fitoreve.
Stephen Curry me 37 pikë ndihmoi Warriors që të fitojnë ndaj San Antonio Spurs me rezultat 92-86 të dielën mbrëma për ta barazuar rekordin e Bulls me 72 fitore brenda sezonit.
“Ne mund të arrijmë 73 fitore. Edhe arritja e 72 është e rëndësishme”, ka thënë pas takimit Draymond Green.
“Qartë në jemi në një moment në të cilin po e shijojmë rrugëtimin tonë”, ka thënë Curry.
Ai ka thënë se qëllimi i tyre është që të fitojnë titullin e kampionit. Por që sipas tij tash ata tash gjenden në një pozitë të veçantë në fund të sezonit, ku mund të arrijnë edhe një rekord të cilin nuk e ka bërë askush në histori.
“Do të ishte një arritje e madhe”, ka thënë Curry.
Kampioni në fuqi do ta përmbyll sezonin në shtëpi në ndeshjen e së mërkurës kundër Memphis.
Fitoren e 72-të të sezonit, Warriors arritën ta bëjnë aty ku askush nuk kishte mundur sivjet ta bëjë, duke i mposhtur Spurs, në San Antonio, shkruan NBA.com, transmeton Klan Kosova.
Në videon e më poshtme mund të shihni pjesë nga ndeshja Warriors - San Antonio:
http://www.nba.com/games/20160410/GSWSAS/gameinfo.html
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.