Lajmet e fundit

Kapiteni i Manchester Cityt, Kyle Walker, e ka vazhduar ankesën ndaj referit Michael Oliver, të cilin ai e fajëson për golin e barazimit që kampionët anglezë e pranuan nga Arsenali në derbin e fundjavës në Premier Ligë.
Sa ishte rezultati 1:0 në të mirë të vendësve, Walker pretendon se referi Michael Oliver e kishte thirrur atë dhe Bukayo Sakën e Topçinjve, dhe kur loja ishte rivënë shpejt në lojë, ai nuk kishte qenë i mirë-pozicionuar sa për ta markuar Gabriel Martinellin i cili më pas kishte asistuar për Riccardo Calaffiorin.
“Nuk kam shkuar te referi. Unë dhe Bukayo nuk kemi shkuar – ai na ka thirrur”, ka thënë Walkeri për BBC5 LIVE.
“Nëse më thirr, atëherë ai duhet të presë derisa të kthehem te pozicioni im para se të më kalojë topi mbi kokë”.