Brad Waldow, i cili ishte ndër lojtarët më meritorë për titullin e Pejës, nuk do të jetë më pjesë e këtij klubi.
Waldow me anë të një storie të publikuar në Instagram, ka hedhur akuza drejt klubit të Pejës, për siç ka shkruar ai, për borxhe.
Sipas amerikanit, klubi pejan i ka mbetur borxh për pagën e fundit dhe bonusin e titullit, transmeton Klankosova.tv.
Ai ka paralajmëruar se do të merr hapa ligjor në Tribunalin e Arbitrazhit të basketbollit që është në kuadër të FIBA-s (BAT).

●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.