Lajmet e fundit

Skuadra e Pejës e ka arritur fitoren e tetë nga po aq ndeshje në kuadër të Prince Caffe Superligës së Kosovës.
E basketbollisti që e ndihmoi më së shumti ekipin duke arritur indeksin më të lartë në këtë drejtim del të jetë qendra Brad Waldow.
Ky i fundit ndaj Sigal Prishtinës arriti dyshifror të dyfishtë prej 12 pikë e 12 kërcimeve dhe ndihmoi edhe me tri asistime transmeton klankosova.tv
Prandaj edhe i takoi epiteti i i MVP-së së javës së tetë të Price Caffe Superligës së Kosovës.
Kurse kjo është Top 5-shja
Brad Waldow (Peja) 12 pikë, 12 kërcime, 3 asistime
Rodney Purvis (Peja) 20 pikë, 3 kërcime, 4 asistime
Fisnik Rugova (Bashkimi) 20 pikë, 8 kërcime, 3 asistime
Rashun Davis (Golden Eagle Ylli) 21 pikë, 2 kërcime, 8 asistime
Henrik Sirko (Golden Eagle Ylli) 20 pikë, 3 kërcime, 5 asistime
