Dwayne Wade ka realizuar 30 pikë, më së shumti në ndeshje, në lojën e fundit të tij në "American Airlines Arena.
Këtë takim skuadra e tij, Miami Heat, e fitoi me rezultat të thellë 122-99, teksa Greg Monroe me 18 pikë ishte më koshashënuesi më i mirë te mysafirët.
Kështu, Heat e realizuan fitoren e tyre të 39-të, ndërkaq Sixers e pësuan humbjen numër 31 në këtë edicion të NBA-së.
Wade në fund i ndërroi fanellat me të gjithë bashkëlojtarët e tij te Heat, pasi që sivjet ai i jep fund karrierës së tij 16 vjeçare në ligën më të fortë të basketbollit në botë.
https://www.youtube.com/watch?v=rC4pCqGwc1o
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.