Dwayne Wade e ka luajtur lojën e fundit në karrierën e tij profesionale, duke humbur bashkë me Miami Heat nga Brooklyn Nets, 113-94.
Ai dhe klubi i tij mbetën jashtë Playoff-it, dhe ashtu sikur Dirk Noëitzki, edhe Wade e mbylli karrierën në NBA me humbje, mirëpo me suksese të jashtëzakonshme.
Tre herë kampioni i kësaj dhe 1 herë MVP-ja i finaleve shënoi dyshifror të trefishtë prej 25 pikësh, 10 asistimesh e 11 kërcimesh, ndërkaq tek Nets shkëlqeu D'Angelo Russell me 21 pikë.
Kështu, ikona e Heat vari atletet pas 16 stinorësh në ligën më të fortë në botë.
https://www.youtube.com/watch?v=RTlwx1Kya-I
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.