Lajmet e fundit

“[Çështja e gazit amerikan] nuk është dashtë me u bë, por është bërë një çështje e ndjeshme, edhe qysh prej Pavarësisë, është çështja më e rëndësishme kisha me thënë, në raport me marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kosova kohëve të fundit ka pasur një seri fërkimesh me ShBA-në, që ka ndikuar në marrëdhëniet tona të përbashkëta, dhe kanë pasur disa shkundje, si për shembull pezullimi i MSC-së për një kohë, dhe tani pezullimi i dialogut strategjik. Besoj se jemi në një udhëkryq të rëndësishëm që ne duhet të kemi shumë kujdes”, deklaroi Vulaj në Klan Kosova.tv.Ai shtoi se nëse Kosova nuk e gjen së shpejti zgjidhjen e duhur, sipas tij, vendi do të jetë në tryezën e presidentit amerikan, Donald Trump, e siç thotë ai, “jo për të mirë”.