Ambasadori i ri amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka uruar presidentin serb Aleksandar Vuçiq për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale të 3 prillit.
Në mesazhin e tij të urimit në Twitter, Hill vlerësoi gjithashtu qytetarët e Serbisë për “ushtrimin e të drejtës së tyre demokratike për të votuar”.
“E përgëzoj presidentin për rizgjedhjen si president i Serbisë dhe të gjithë kandidatët që morën pjesë në zgjedhje. I përgëzoj qytetarët e Serbisë për ushtrimin e të drejtës së tyre demokratike për të votuar”, ka shkruar ambasadori amerikan.
I Dërguari i Washingtonit në Beograd, Christopher Hill, ka arritur në Serbi gjatë javës së kaluar.
https://klankosova.tv/christopher-hill-arrin-ne-beograd-jam-i-lumtur-qe-jam-ketu-video12/
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.