Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha sot për Financial Times (FT) se nuk sheh ndryshim në qëndrimin amerikan në lidhje me vendosjen e sanksioneve ndaj industrisë serbe të naftës dhe se nëse sanksionet hyjnë në fuqi pas skadimit të afatit të premten, Serbia fillimisht do të presë reagimin e Rusisë dhe më pas do të reagojë.
“Ne folëm edhe me amerikanët edhe me rusët dhe me të gjithë për gjetjen e një zgjidhjeje”, tha Vuçiq për FT nga Beogradi.
Ai theksoi, siç citon gazeta britanike, se negociatat me palën amerikane për çështjen NIS nuk kanë lëvizur nga “pika e vdekur”, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.
https://klankosova.tv/serbia-drejt-mbetjes-pa-nafte/
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.