Presidenti serb Aleksandar Vuçiq në një takim me ambasadorin amerikan Kyle Scott tha se ai nuk është optimist, por sipas tij Serbia është e gatshme të vazhdojë dialogun nëse Prishtina tërheq vendimin për taksën prej 100 përqind mbi mallrat nga Serbia, transmeton Klan Kosova.
Gjatë bisedës me Scott rreth të ardhmes së dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës dhe situatës në rajon, kreu i shtetit serb theksoi se "duke mos përmbushur kushtin e vetëm nga Marrëveshja e Brukselit, përkatësisht formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, miratimi i platformës për Dialog, formimi i Ushtrisë së Kosovës dhe futja e taksës mbi mallrat nga Serbia , Prishtina shfuqizoi dialogun./klankosova.tv/.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.