PSG po synon të largojë mbrojtësin qendror Presnel Kimpembe raporton Le Parisien.
Kanë kaluar dy vjet e gjysmë që kur Kimpembe pësoi një dëmtim të tendinës së Akilit, i cili e mbajti jashtë fushës për gati dy vite të plota. Sezonin e kaluar ai luajti vetëm 76 minuta në pesë paraqitje, të gjitha në gjysmën e dytë të kampionati, transmeton Klankosova.tv.
Një transferim në Katar, ku pronarët e PSG-së kanë rrjetin për të lehtësuar largimin, shihet si një mundësi. Afati i tyre i merkatos mbyllet më 16 shtator, duke i dhënë të gjitha palëve kohë për të arritur një marrëveshje, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.