25.09.2016 · përditësuar para 3580 dite1 min lexim
Një person i armatosur ka qëlluar për vdekje shkrimtarin e shquar jordanez Nahed Hattan, jashtë gjykatës ku po përballej me akuzat për ndarjen e një karikature fyese për islamin.
Hattar ishte goditur nga tre plumba para se sulmuesi i paidentifikuar u arrestua të dielën, njoftoi agjencia e lajmeve shtetërore të lajmeve Petra, transmeton Klan Kosova.
Dëshmitarët dhe policia thanë se Nahed Hattar, 56 vjeçar, ishte duke u përgatitur për të hyrë në gjykatë për një seancë, kur vrasësi i vetëm e qëlloi atë nga afër.
“Ai ishte duke qëndruar në një distancë të shkurtër prej rreth një metër para Nahed në shkallët e Gjykatës Supreme”, tha një dëshmitar për agjencinë e lajmeve Associated Press në kushte anonimiteti.
Hattar, një i krishterë, u arrestua më 13 gusht, pasi postoi një karikaturë në llogarinë e tij në Facebook që paraqiste një njeri me mjekër në qiell me disa femra, dhe duke i kërkuar Perëndisë për t’i sjell verë dhe arra.
Shumë myslimanë jordanez konsideruan veten të fyer. Autoritetet thanë se Hattar ka shkelur ligjin duke ndarë gjerësisht karikaturën.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.