Lajmet e fundit

Të premten rreth orës 09:00 është arrestuar një person në Malishevë, pasi që i njëjti dyshohet se ka vrarë një qen me pushkë gjuetie.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja si dhe nga i dyshuari është sekuestruar një pushkë gjuetie, raporton Klan Kosova.
“Malishevë 27.10.2023 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se me një pushkë gjuetie kishte vrarë një qen. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 3 gëzhoja si dhe nga i dyshuari është sekuestruar një pushkë gjuetie. Pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.