Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në Pejë.
Dyshohet se një burrë e ka vrarë gruan e tij.
Lidhur me rastin ka folur para mediave ka folur edhe prokurori i rastit Erzen Qavolli.
Ai tha se "bëhet fjalë për një vrasje makabre".
"Pasi që rasti është shumë i ndjeshëm, nuk mund të japim detaje lidhur me mënyrën e kryerjes së vrasjes apo edhe gjendjen dhe trupin e të ndjerës", tha ai para mediave.
Prokurori shtoi se me kohë do të bëhen të ditura informacionet e nevojshme për publikun./ Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.