Në Gjykatën e Pejës ishte planifikuar që sot të jepet verdikti për vrasjen e trefishtë në Gllogjan.
Kjo nuk u bë pasi trupi gjykues mori një vendim krejt tjetër, raporton Klan Kosova.
Gjykata e Pejës mori vendim për rihapjen e rastit.
Në Gllogjan, rreth 5 vjet më parë u gjuajt me breshëri plumbash autobusi që po vinte nga Gjakova në Deçan.
Për këtë janë akuzuar Halil Mehmetaj, bashkë me dy djemtë e tij, Kastriotin e Kreshnikun.
Sipas prokurorisë, kjo ndodhi për të iu hakmarrë shoferit të autobusit që dyshohet se ishte shkaku që motra e tyre ia mori jetën vetes. Ata organizuan dhe vranë Gani Gjokajn, ku e pësuan edhe Ledion Hamza e Gentiana Mustafa që po ktheheshin nga shkolla.
Për më shumë, ndiqni videon në vazhdim:
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EK
SHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.