Vrasësi i John Lennon’it, Mark Chapman i është refuzuar kërkesa për lirim me kusht për të nëntën herë.
Chapman tani 61 vjeçar, e kishte vrarë yllin e The Beatles në New York në vitin 1980. Ai në kërkesën e tij për lirim me kusht, ka thënë se krimi i tij ishte i paramenduar, egoist dhe i ligë.
Mirëpo, autoritetet amerikane, i kanë thënë se pavarësisht se përmbushë elementet për lirim me kusht, kjo nuk do të ndodhë për shkak të natyrës së krimit që ka kryer.
“Lirimi i tij do të ishte inkompatibil me mirëqenien e shoqërisë dhe do ta shkatërronte besimin në ligjin”, thuhet në përgjigjen që i është kthyer atij.
Chapman ishte dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 1981, pasi ishte shpallur fajtor për vrasje të shkallës së dytë.
Lennon ishte 40 vjeç kur ishte qëlluar katër herë me armë në afërsi të apartamentit të tij në Manhattan.
Chapman’it do t’i lejohet që të aplikojë sërish për lirim me kusht, në gusht të vitit 2018.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.