I ftuari i radhës në emisionin “Shija e Anës” ishte regjisori Vranin Gecaj.
Për disa vite jetoi në Romë të Italisë, ku edhe punoi në televizionin e njohur italian, Rai Uno. Ka vite që tashmë jeton në Suedi, por si gjithnjë super aktiv me punën e tij.
Kohë më herët realizoi dokumentarë për Arbëreshët e Sicilisë, ndërsa tani për ata të Kalabrisë.
Gecaj, në emisionin “Shija e Anës” tregoi për eksperiencën e tij me arbëreshët, dhe më shumë nga punët dhe jeta e tij.
Një personazh tejet karizmatik dhe me shumë humor solli shumë të qeshura gjatë realizimit të emisionit.
Po ashtu dëshira e tij për drekë ishte një pjatë italiane, Linguine me salcë kosi e kërpudha, dorën në zemër ishin shumë të shijshme.
Për të kuptuar më tepër klikoni në linkun më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=WICsJaonpdI&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fmail.google.com%2F&embeds_referring_origin=https%3A%2F%2Fmail.google.com&source_ve_path=MjM4NTE
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.