Como festoi në stadiumin Allianz në javën e 26-të të Serie A.
Larianët fituan 2-0 kundër Juventusit, duke u afruar vetëm një pikë larg "Zonjës së Vjetër" në renditje. Megjithatë, skuadra e Spallettit filloi me një qasje më agresive, duke u shfaqur në fushë e veshur me një fanellë të katërt dalluese me mëngë të gjata me vija horizontale dhe numra të kuq (të frymëzuar nga sezoni 1996/97).
Megjithatë, Como fitoi me golat e Mërgim Vojvodës në pjesën e parë, kurse Caqueret më pas vulosi rezultatin 2-0, pas një kundërsulmi vrasës.
Juventusi me këtë humbje e vë në dyshim pjesëmarrjen në Champions League edicionin e ardhshëm, kurse Como është shumë afër Evropës.
Kjo ishte njëherësh fitorja e parë e Comos në Torino pas vitit të largët 1951.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.