Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet ka njoftuar se gjatë muajit shkurt do të jepet premiera e shfaqjes "VOJÇEKU " nga regjisorja, Zana Hoxha
"Vojçeku", e bazuar në dramën origjinale të Georg Büchner, është një portret i fuqishëm dhe thellësisht emocional i vuajtjes njerëzore dhe efektit shkatërrues të padrejtësive shoqërore. Në adaptimin e Jack Thorne (një prej dramaturgëve anglez më të inskenuar momentalisht), historia vendoset në një realitet të dhimbshëm dhe brutal ku kufijtë midis dëshpërimit, dashurisë dhe çmendurisë, zhduken.
Vojçek, një ushtar i varfër dhe i shtypur, përballet me realitetin e zymtë të jetës së tij: mungesa e sigurisë financiare, shfrytëzimi nga eprorët dhe degradimi si objekt eksperimentesh mjekësore. Ai përpiqet të sigurojë jetesën për gruan e tij Marian dhe fëmijën e tyre të vogël, por presioni i varfërisë dhe dhuna psikologjike fillojnë ta çojnë drejt shpërbërjes mendore.
Me autor Georg Büchner, adaptim të Jack Thorne, kjo shfaqje vjen me regji të Zana Hoxhës.
Aktorët: Bujar Ahmeti, Vlora Dervishi, Edi Kastrati, Aurita Agushi, Arbies Komoni, Altina Kusari, Enzo Kastrati.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.