Në fillim të këtij muaji, një vazjë gjashtë vjeçare nga Arkansas i SHBA-së u bë kryefjalë e mediave pasi ajo bleu “tinëz” nga nëna e saj lodra Pokemon me vlerë 250 dollarë.
Nëna e saj, Bethany Howell, ka thënë se kishte menduar që llogaria e saj në Amazon ishte hakuar pasi kishte parë që ishin porositur 13 lodra të Pokemonit, transmeton Klan Kosova.
Por vajza e saj e vogël, Ashlynd i tha pas ca ditëve që përderisa ajo flinte ia kishte marrë gishtin për ta hapur aplikacionin në mënyrë që të porosiste vet.
“Jo mami mos u brengos pasi unë i kam porositur. Nuk ke nevojë të shqetësohesh pasi çdo gjë që kam porositur do të vijë në adresën e duhur”, është shprehur Howell.
Përderisa nëna e vogëlushes si kod për të hyrë në aplikacion kishte gishtin tregues ajo nuk kishte vënë ndonjë kod tjetër numerik.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.