Një 78-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një përrua në fshatin Trevllazër të Vlorës.
I moshuari dyshohet se ka humbur jetën pasi është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e një shkëmbi dhe është gjetur nga familjarët, shkruan TCh, transmeton Klankosova.tv.
Policia bën të ditur se grupi hetimor është duke hetuar rastin në fjalë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.