Seria legjendare komike Seinfeld u krye në vitin 1998, mirëpo ndikimi i saj vijon të jetë i pranishëm edhe sot e tutje.
Së fundi edhe inteligjenca artificiale e ka sjellë një version të ri të kësaj serie.
Seria “Asgjë, Përgjithmonë” është një version i kësaj komedie e që është gjeneruar nga inteligjenca artificiale.
Seria bën fjalë për katër personazhet, Larry, Fred, Yvonne dhe Kakler, të cilët ngjasojnë me katër protagonistët Jerry, George, Elaine dhe Kramer, sikur këta të fundit të ishin pjesë të një loje kompjuterike të viteve 1990-ta.
Ata i kalojnë ditët e tyre duke folur për gjëra të tjera triviale dhe nuk ndalon asnjëherë: kyçuni kurdo, dhe aty do t’i gjeni duke folur për cilësinë e kafesë apo për ndonjë lojë të vështirë monopoli.
Dialogët burojnë nga GPT-3 i OpenAI, një gjenerues tekstesh i lidhur së afërmi me shërbimin ChatGPT që ka pushtuar vëmendjen globale së fundmi.
https://www.youtube.com/watch?v=yn0iVOtr6FE
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.