Presidenti francez, Emmanuel Macron ka vizituar Sirinë, ku është takuar me homologun e tij sirian Ahmed al-Sharaa, duke u bërë udhëheqësi i parë i një vendi të Bashkimit Evropian që viziton vendin që prej rrëzimit të presidentit Bashar al-Assad në vitin 2024.
Dy bomba shpërthyen pranë hotelit në Damask ku Macron zhvilloi takimet e tij më 7 korrik, sipas mediave shtetërore siriane, transmeton Klankosova.tv.
Megjithatë, zyra e presidentit francez njoftoi se Macron nuk i kishte dëgjuar shpërthimet dhe se ai nuk ishte prekur nga incidenti./Reuters
https://klankosova.tv/degjohen-shperthime-ne-damask-gjate-vizites-se-macronit/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.