Lajmet e fundit

Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, ka mbërritur sot për herë të parë në Shqipëri.
Siç raporton gazetari i Klan Kosovës nga Tirana, Drin Demiri, Clintoni u prit me një ceremoni madhështore në Tiranë, e cila tha se e la pa fjalë.
Ai në këtë ceremoni foli edhe për lidhjen e veçantë që e ka me Kosovën, për situatën në veri, që, sipas tij, nuk do të duhej të ndodhte, si dhe për kureshtjen e madhe që kishte për ta vizituar Shqipërinë.
Ish-presidenti amerikan pranoi medaljen “Ylli i Mirënjohjes për Arritjet Publike” nga kryeministri shqiptar.
Ai do të qëndrojë dy ditë në Shqipëri.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS