Baleti Kombëtar i Kosovës, do të prezantohet në dy qytete të Italisë me kantatën skenike “Carmina Burana”, me koreografi nga Toni Candeloro.
Më 29 nëntor 2025 trupa e Baletit Kombëtar paraqitet në Venecia, me ftesë nga festivali prestigjioz “VeneziainDanza”, ndërsa më 1 dhjetor në Potenza të Italisë.
E realizuar në bashkëpunim me Filharmoninë e Kosovës dhe Operën e Kosovës, kjo vepër përfaqëson një nga projektet më ambicioze të Baletit Kombëtar, duke bashkuar fuqinë e muzikës korale me ekspresivitetin e vallëzimit modern.
Premiera e “Carmina Burana” u dha në qershor të këtij viti në Prishtinë./Klankosova.tv
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.