Superylli brazilian Vinícius Júnior raportohet se ka qenë i shqetësuar pasi u la jashtë formacionit titullar në ndeshjen e javës së kaluar në Ligën e Kampionëve nga trajneri i ri Xabi Alonso.
Edhe pse u rikthye në formacion këtë fundjavë kundër Espanyol në La Liga, zëvendësimi i tij në pjesën e dytë vetëm sa shtoi zërat se durimi i sulmuesit është drejt fundit.
Bisedimet për kontratën e re janë ngrirë prej muajsh dhe, pavarësisht se marrëveshja aktuale zgjat deri në vitin 2027, burime brenda klubit thonë se një largim bombastik “nuk përjashtohet” nëse tensionet vazhdojnë të rriten.
Trajneri Alonso pas ndeshjes me Espanyol, ishte pyetur nga gazetarët për zëvendësimin e Vinicius Junior dhe arsyen psr nuk është më titullar i padiskutueshëm.
“Të gjithë duan të luajnë. Edhe Franco, kur po e zëvendësoja, më pa dhe më tha ‘po më zëvendëson MUA?’ dhe unë I thashë ‘Po Franco, po të zëvendësoj’, ai u mërzit pak. Pra të gjithë duan të luajnë, jo vetëm Vini”, ishte deklarata e trajnerit të Real Madrid.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.