Aktori i njohur, Vin Diesel, ka thënë se Paul Walker, kolegu i tij i ndjerë, ka akoma një ndikim të madh në filmat "Fast and Furious".
53 vjeçari e ndjen sikur Walker e ka dërguar aktorin John Cena të luajë në filmin e ri "Fast and Furious 9".
Ai ka theksuar se i duhet sikur akoma e ka në sheshxhirim afër aktorin e ndjerë, transmeton Klan Kosova.
"E mbaj mend kur John hyri e quaja të çmendur, por e di se u ndjeva sikur Paul Walker, e kishte dërguar brenda skuadrës sonë", tha Diesel.
Paul Walker ka ndërruar jetë në vitin 2013 në një aksident trafiku. Ai ishte pjesë e kastit të aktorëve të "Fast and Furious", shkruan The Mirror.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.