Sulmuesi suedez ka startuar në takimin e tij të parë në Champions në fanellën e Arsenalit, ndaj skuadrës baske, Athletic Bilbao.
Në një pjesë të parë pa gola, sulmuesi suedez ka pësuar një lendim serioz të kokës, ku pati gjakderdhje të madhe dhe në të cilën u desh intervenimi i stafit mjekësor.
Mirëpo pavarësishtë këtij lëndimi, Gyokeres pas ndihmës së stafit mjekësor, pati dëshirë ta vazhdojë takimin.
Pritet të shihet a do ta vazhdojë edhe pjesën e dytë.
Kujtojmë që Viktor Gyokeres erdhi me shumë bujë te skuadra e Arsenalit dhe është përballur me shumë kritika në fillimin e këtij edicioni.
Pritet të shihet impakti i Gyökeres këtë sezon në Champions për skuadrën e Arsenalit, që shihet si njëra nga favoritët për trofeun.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.